Gjonaj kërkon shkarkimin e një gjyqtari në Durrës dhe hetimin e një tjetre në Krujë

Gjonaj kërkon shkarkimin e një gjyqtari në Durrës dhe

Ministrja e Drejtësisë  Etilda Gjonaj i kërkon KLD-së shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit të  Durrësit Petraq Curri.

Gjithashtu Gjoni kërkon nisjen e procedimin disiplinor për gjyqtaren  për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Kërkesat e ministres Gjoni u paraqitën në Këshill pas një hetimi të nisur nga isnpektoriati  i KLD-së  ku ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit, për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe ka vendosur lirimin e tij.

Ndërsa per gjyqtaren Enkelejda Hoxha u kërkua masë displinore pas  lirimit me kusht të të dënuarit Genc Tafili. 

Nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit. Ndërkohë gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkelqim miri uii akzuar për korrupsion vijon të qëndrojë i arrestuar në masën arrest me burg.

Për të dytën herë, gjykata e apelit për krime të rënda nuk ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehuerit për lirimin e tij në një tjetër masë sigurie për shkak të gjëndjes shëndetësore. Por sipas ekspertëve mjeko ligjor megjithse  Miri është i diagnostikuar me tumorr qëndrimi i tij në qeli nuk  përbën shkak për tiu rrezikuar jeta.

Gjyqtari i Apelit Shkelqim Miri u arrestua tre muaj me pare nen akuzën e korrupsionit. Gjatë kontrollit në banesë Mirit iu gjet një shume prej 340 mije eurosh.

EMISIONET