Botohen për herë të parë të plota vallet e kënduara në Shkodrën e viteve '30-'40.  Janë mbledhur nga Gjon Kujxhija, i cili ndërroi në jetë në Firence në vitin 1943. Të shkurtra e të thjeshta, të bukura dhe shprehëse, ato provojnë se janë shumë arkaike dhe janë të lashta sa vetë banorët që i kanë ruajtur.

Gati 70 vjet pas vdekjes vepra e Gjon Kujxhisë po gjen vëmendje.

Eno Koço: Koha e luftës, ra bomba në Firence, i vemti që u vbra uishte Gjoni, djalë i ri 23 vjeç, la  pas një vepër të botuar, të mrekullueshme që quhet “Valle kombëtare dhe dasmë shkodrane”, si dhe një vepër të pabotuar "ahengu shkodran".

Të gjitha bashkë janë përmbledhur, dixhitalizuar dhe botuar nga Eno Koço nën kujdesin e familjes Kujxhija.

Mikaela Minga: Është profili i një studiuesi skurpuloz i cili bazë të punës së vet ka kërkimin me protagonistët e traditës muzikore shkodrane të kohës.

Janë 52 valle të transkriptuara nga Kujxhija ashtu siç i ka dëgjuar të kënduara nga shkodranët.

I formuar në liceun françeskan “Illyricum” , nën kujdesin e etërve entografë At Martin Gjokës dhe At Bernardin Palajt, ai mësoi praktikën e mbledhjes në terren të këngëve qytetare, të cilën teorikisht do ta studionte gjatë konservatorit “Cherubini” në Firence, kohë kur botoi “Valle kombëtare” ose e njohur ndryshe si “Dasma shkodrane”.

Për këtë prezantim të librit në Akademinë e Shkencave jo pak të ftuar vijnë nga Shkodra.

Të shkurtra e të thjeshta, të bukura dhe shprehëse, ato provojnë se janë shumë arkaike dhe janë të lashta sa vetë banorët që i kanë ruajtur. E për hir të këtij qëndrimi, bashkëkohësit e kanë quajtur Kujxhin “Një ilir i ndezun”.


/Ora News.tv/