Gjoka: Qetësia po rikthehet, ndaj Laçit nuk shfrytëzuam rastet

Gjoka: Qetësia po rikthehet, ndaj Laçit nuk shfrytëzuam rastet

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, përpara mikrofonit të "SuperSport" ka gjetur "fajtorin" e humbjes së kuqebluve me Laçin. Gjoka deklaroi se humbja erdhi pasi lojtarët nuk i shfrytëzuan rastet për gol.

“Ishte një ndeshje e vështirë. U munduam të bënim mirë, por nxituam dhe shpërdoruar raste.

"Për mendimin tonë, ai ishte faull, nga ai avantazh erdhi goli. Ne duhet te kishin shfrytëzuar më mirë, rastet që patëm.

"Lojtarët duhet të nxirrnin gola me të tjerët. Duhet të ishin më të qetë. Rastet i parëm, nuk i shfrytëzuam, por kështu e ka futbolli.

"A jemi të qetë? S’është çështje qetësia, sepse në një moment që të dhemb një dhemb pritet terezia gjithë ditën, jo më një situatë e tillë. Qetësia mund të themi ishte relative. Po mundohemi të menaxhojmë veten, punën dhe të ecim përpara."-përfundoi Ernest Gjoka. 

EMISIONET