Gjoka: Merkato në mbrojtje dhe në sulm, Vllaznia do zhvillojë fazë përgatitore

Gjoka: Merkato në mbrojtje dhe në sulm, Vllaznia do zhvillojë

Vllaznia ndodhet në kushte mjaft të ndërlikuara në rënditje. Shkodranët aktualisht mbajnë vendin e fundit në klasifikim duke vënë në rrëzik për sa i përket qëndrimin në kategori.

Trajneri Ernest Gjoka ka analizuar gjëndjen aktuale të ekipit kuqeblu teksa situatën e konsideron si mjaft të vështirë.

"Sigurisht me Vllazninë nuk po i mbyllim punët mirë. E gjetëm në situatë të vështirë dhe po e lej në situatë të vështirë. Kështu në këto 10 javë që janë në drejtimin tim dhe të stafit tim sigurisht jemi munduar të bëjmë diçka por fatkeqësisht kemi pasur shumë probleme, sidomos në mbrojtje kemi pasur dëmtime shumë, moskordinim të mirë kështu që themi se ky vit nuk ishte aspak i mirë në drejtim të Vllaznisë."-tha tekniku i shkodranëve.

Tekniku foli dhe për merkaton dhe deklaroi se kjo skuadër ishte ndërtuar gabim që në fillim e natyrisht ka nevojë për shumë ndërhyrje.Ndërsa tha se një lojtarë si Sukaj do të ishte plotësisht i mirëpritur.

"Kemi nevojë urgjente të ribëjmë mbrojtjen e të shikojmë edhe sulmin. Kështu që po mundohemi shumë të regullojmë mbrojtjen që është pika më e dobët e ekipit. Kjo Vllazni është ndërtuar komplet jo ashtu siç duhet. Të paktën nga ana ekonomike, lekët që do merren do hidhen në merkato. Mezi e presim një lojtar si Sukaj, kemi besim se do të japë maksimumin "- deklaroi Ernest Gjoka.

Ish trajneri i Kukësit saktësoi edhe fazën përgatitore e cila do të zhvillohet normalisht pavarësisht se u përfol për një anulim të saj.

"Edhe pse shumë thonin që Shkodra nuk e ka siguruar akoma fazën përgatitore, faza përgatitore ka qënë në projekt. Dje shkuam dhe pamë gjëndjen , mjete dhe kushtet e domosdoshme për një skuadër. Ramë dakord, kështu që me datë 5, skuadra do ta zhvillojë fazën përgatitore."-përfundoi tekniku i Vllaznisë.

Vllaznia prej disa vitesh është përfshirë në ujërat e turbullta dhe edicionin e shkuar siguroi qëndrimin vetëm në ndeshjen e fundit.

EMISIONET