Gjoka kërcënon Debrecenin: Fitojmë për moral, besojmë te kualifikimi

Gjoka kërcënon Debrecenin: Fitojmë për moral, besojmë

Humbja 3-0 në Hungari duket se dhemb së tepërmi te Kukësi.

Një gjë e tillë është pohuar edhe nga vetë trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit, kryeqytetasi është shprehur se pavarësisht disavantazhit do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë dhe të fitojnë edhe për moral.

"Nëqoftëse do të arrijmë të kualifikohemi do të jetë në të mirë jo vetëm te Kukësit, por edhe futbollit shqiptar. Duhet të bëjmë një sakrificë të madhe. Keqardhje për performancën e ekippit në Hungari. Ne krijuam shumë raste por ky është futbolli. Ne kemi studiuar gabimet tona dhe të kundershtarit por duhet të jemi të kujdesshëm. Nesër nuk kemi çfarë të humbim. Nesër duhet të fitojmë së paku për moral."-përfundoi Gjoka.

Takimi mes Kukësit dhe Debrecen është programuar për tu luajtur të enjten në orën 20:00.


EMISIONET