Gjoka e thotë "troç": Synojmë vendin e dytë për të përligjur ...

Gjoka e thotë "troç": Synojmë vendin e dytë

Vendi i dytë është kthyer në një objektiv konkret për Kukësin. Është vetë trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka që e pohon një gjë të tillë, i cili në një lidhje telefonike me "Fair Play nga Enkeleida Zeko" deklaroi:

"Për hirë të së vërtetës unë u shfaqa i shqetësuar. Duhet me patjetër të luftojmë. Një tre pikësh do na jepte një shkëputje me skuadrat ndjekëse dhe do të na siguronte thuajse vendin e dytë. Tani objektivi është vendi i dytë, pasi duhet të shpërblehet besimi i klubit dhe të rrisim moralin. Unë mendoj se vendin e dytë duhet ta mbrojmë nga vendi i tretë dhe më pas të shikojmë nëse do të përfitojmë nga hapat fals të Partizanit. "-tha mes të tjerash Gjoka.


EMISIONET