Kreu i Industrisë së Bimëve dhe Erzave, Filip Gjoka i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se duhet hartuar një strategji urgjente kombëtare për frenimin e rënies ekonomike dhe çuarjen në binarë të rritjes së saj.

Pjesë nga biseda:

Kadia: Ju si sipërmarrës parashikoni rritje të punësimit?

Gjoka: Sipas të dhënave të BSH-së, që është një nga instrumetat më të saktë të matjes së ekonomisë, për 2 mujorin e parë kemi rritjen e importeve si asnjëherë tjetër dhe rënie 3.6% të eksporteve. E gjithë ajo që kemi deklaruar më para ndodhi në fillim të vitit. Po ta masim 6 mujorin  e parë të këtij viti me 6 mujorin e vitit që shkoi ne do të jemi së paku 10% të rënies së eksporteve dhe rritje të importeve.

Shkodra: Do ketë më pak të punësuar më pak investime.

Gjoka: Do të jetë një ngadalësim i ekonomisë dhe për mua mendoj që duhet ul një strategji urgjente kombëtare për frenimin e rënies ekonomike dhe çuarjen në binarë të rritjes së saj. Kjo përkthehet në më shumë vende pune.

/Ora News.tv/