Një gjobë 10 milionëshe për Apple dhe një tjetër prej 5 milionë për Samsung. Kjo, pasi gjigandët e teknologjisë përdornin 'skadencën e programuar' të aparatëve telefonikë smartfonë. Një metodë e thjeshtë për të detyruar konsumatorët të blinin një aparat të ri.

"Skadenca e programuar" realizohej duke u futur smartfonëve një software të cilin smartfonët nuk e njihnin.

Mashtrimi funksiononte shumë thjesht: Apple dhe Samsung u dërgonin përditësime të telefonit klientëve të tyre, përditësime të cilat, smartfonët në përdorim nuk i njihnin, ndaj nuk ishin në gjendje ti përballonin.

Rezultati është një rreth i ngushtë: 'skadenca e programuar', detyron pronarin e telefonit të blejë një smartfon të ri.

Gjoba prej disa milionësh është vetëm 'një gudulisje' për dy kolosë si Apple dhe Samsung, por të paktë identifikon mashtrimin.

Tani që, në disa vende si Franca, ky mashtrim është një krim, mund të kuptojmë më mirë se çfarë është dhe si funksionon 'skadenca e programuar', një mekanizëm djallëzor që dëmton konsumatorët.

E njëjta gjë vlen edhe për elektroshtëpiaket si lavatriçja apo hekuri i hekurosjes.

Një lavatriçe për shembull, mund të zgjasë 30 vjet, por falë 'skadencës së programuar', pas 4-5 vitesh është bërë për t'u ndërruar. E njëjta gjë për hekurin e hekurosjes.

Përsa i përket Apple, ku 'skadenca e programuar' shërben për të patur sa më shumë shitje, sapo nxjerr në treg një version të ri të iPhone, menjëherë e bën më të ngadaltë aktivitetin e modeleve pararendëse.

Rezultati: një iPhone, një iPad dhe një orë Apple, nuk duhet të zgjasin më shumë se 3 vite.

Pse, kur thyhet një pjesë e objekteve me prekje është më mirë të blesh një të ri se të zëvendësosh pjesën? Pse, pas disa muajsh, celulari  shndërrohet në një 'dinozaur teknologjik'?

Gjatë krijimit, inxhinierët që krijojnë gjërat, mund të vendosin për skadencën e tyre. Pak a shumë 2 vjet. Ky proces quhet 'skadencë e programuar."

Të projektosh objekte, duke futur pjesë që mund të prishen lehtë dhe të mos krijosh pjesë këmbimi, është një ndër mënyrat me të cilën punojnë 'shpikësit' e 'skadencës së programuar.

Një tjetër sistem është publiciteti, që krijon nevojën që njerëzit të 'çlirohen' nga modeli i vjetër për të kaluar tek një i ri.

Klientët drejtohen gjithnjë e më shumë për nga software-et më të sofistikua dhe më të bukura estetikisht.

Iluzioni për të patur gjithnjë më të mirën, na shtyn drejt një smartfoni të ri.

/Ora News.tv/