Gjithnjë e më larg Gjermanisë, Joachim Low zbulon destinacionin e ardhshëm

Gjithnjë e më larg Gjermanisë, Joachim Low zbulon destinacionin e

Eliminimi i shpejtë nga Kupa e Botës 2018 ka lëkundur jo pak pozitat e Joachim Low në krye të kombëtares së Gjermanisë.

Një gjë e tillë është pohuar dhe nga vetë 58 vjeçari, që në një intervistë për mediat spanjolle ka pohuar se koha e tij te Pancerat është futur në ditët e saj të fundit. Ndërkohë që i ka shkelur syrin edhe Realit të Madridit.

"Tashmë e kuptoj se pjesa më e madhe e karrierës sime këtu ka përfunduar. Unë kam nevojë të mendoj për atë që unë dua të bëj më pas. Në planet e mija është një klub. Do të preferoja të mos vazhdoja në Gjermani. Mendoj se e ardhmja ime ka më shumë gjasa të zhvillohet jashtë vendit. Reali i Madridit më pëlqen shumë. Ata janë një klub interesant për çdo trajner", tha Low.

Low fitoi Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë.

EMISIONET