Gjithmonë e bukur dhe e kuruar? Meço: Kam qenë një stekë e gjatë me syze dhe tela

Gjithmonë e bukur dhe e kuruar? Meço: Kam qenë një

Sonila Meço është vënë gjithmonë në dukje për shkak të paraqitjes së saj të kuruar. Por si çdo njeri, qoftë ky personazh publik apo jo publik, edhe Meço ka pësuar evolimin ndër vite.

E ftuar në emisionin Late Night Show, gazetarja zbuloi se në fëmijërinë e saj ka mbajtur syze dhe tela për dhëmbët.

Kastro Zizo: Kur kam qenë 16-17 vjeç kam qenë si një stekë bilardo me disa flokë, shumë i shumë i shumtuar

Sonila Meço: Edhe unë. Meqë e solle këtu dhe që ti bëjmë qejfin atyre që u mund të jenë bërë keq kur ti më bëre komplimente mua.  Në klasë të parë fillore, unë qesh gjithmonë me prindërit e mi dhe i them ju të dy do të çoheni në Hagë bashkë me time motër. 

Kastro Zizo: Kemi një foto më duket

Sonila Meço: Të klasës së parë?

Kastro Zizo: Po me ato telat te goja, këpucët e mëdhaja. Nuk e kemi se ishte shaka

Sonila Meço: Mund të ta shpjegoj. Mami im është mjeke okuliste dhe natyrisht gjëja e parë që thotë është fëmija më duket se nuk sheh mirë. Syzet e asaj kohe nuk ishin fine siç janë sot që i vë edhe për qejf. Duke qënë se sytë kishin numra të ndryshëm duhej që njëri të mbyllej dhe të funksiononte tjetri. Më vinin një copëz të bardhë në sy se kisha syze. Ndërkohë dhëmbët i kisha çarë e të dalë pak përpara. Prindërit menduan se ishte mosha më e mirë dhe më vendosën edhe telat. Isha një kokë më e gjatë se të tjerët. Gjithashtu është e vërtetë edhe për këpucët, se kisha motrën më të madhe dhe merrja këpucët e saj dhe i vishja. Kur mendoj dhe unë isha një stekë e gjatë me syze dhe me tela. Dhe ja ku jemi. Ka shans për të gjithë.



EMISIONET