"Gjithmonë do ta dua", Zayn dhe Gigi rikthehen së bashku?

Zayn Malik shkruajti një këngë mbi romancën e tyre duke pranuar se gjithmonë do ta dojë Gigi Hadid.

Dhe këngëtari ka nxitur thashethemet se është rilidhur me supermodelen ndërsa u fotografua jashtë apartamentit të saj në New York.

Çifti njoftoi ndarjen më 13 mars pas 2 vitesh lidhje. Gjatë gjithë kohës ata nuk hezitonin që të shfaqnin në mënyrë të vazhdueshme dashurinë për njëri-tjetrin.

Ndërsa u fotografua jashtë apartamentit, këngëtari dukej në gjendje të mirë shpirtërore.

EMISIONET