Gjithë çështja është për fatin e kësaj rose!

Gjithë çështja është për fatin e kësaj

Shirat e shumtë në Kaliforni mund të jenë të nevojshëm për parandalimin e thatësirës, por një rosë nuk është aq e lumtur.

 Video tregon një rosë që thithet nga rrjedha e ujit për rreth 60 metra në liqenin Berryessa në Napa Valley të martën në mëngjes.

Ata që panë videon kanë shpresë se rosa mund të ketë mbijetuar. Ekspertët thonë se mundësitë nuk janë shumë të mëdha.

"Jo vetëm që rosa ishte në mëshirën e gravitetit, por gjithashtu duhet t'i mbijetonte presionit të fortë të ujit. Shanset nuk duken të mira për rosën", tha Brionna Ruff, zëdhënëse e kompanisë që menaxhon digën.

Në vitin 1997, një grua ra në këtë guvë shkarkimi dhe nuk mbijetoi.

Përmbytja ishte rezultat i shirave të dendur që përmbytën Kaliforninë Veriore javët e fundit.

Kjo është hera e dytë në 12 vjet, që kjo ditë digë tej mbushet.

EMISIONET