Gjirokastra tronditet nga shperthimi, një i plagosur ne lagjen "Dunavat 2"

 Një shpërthim i fuqishëm tronditi Gjirokastrën pak para mesnatës së 23 janarit 2018.

Një sasi tritoli ka shpërthyer në hyrje të banesës së shtetasit te identifikuar me inicialet A.L në lagjen Dunavat i dytë rreth orës 23: 45 minuta, informon gazetarja e Ora News Entiola Budo.

Policia e Gjirokastrës informon:ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar lehtë Geni Liti, djali i kryefamiljarit. si dhe ka dëmtime materiale të banesës"

Janë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe kanë qenë të fuqishëm duke tronditur të gjithë Gjirokastrën, thonë qytetarët.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





EMISIONET