Bashkia e Gjirokastrës ka nisur më në fund, 9 muaj pas rrëshqitjeve të dherave, rehabilitimin e zonës në Kodrën e Shtufit. Sipas kryetares së bashkisë Zamira Rami puna do të përfundojë për 3 muaj.

Banorët e pallatit në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër do të mundet të futen në banesat e tyre pas 3 muajsh. Pas 9 muajsh të rrëshqitjes së tokës në këtë lagje ka nisur zbatimi i projektit rehabilitues të zonës së prekur.

Kryetarja e bashkisë Zamira Rami ka inspektuar nga afër kryerjen e punimeve të realizuara tashmë në masën 30%.

Rami: Punimet po ecin me ritme të kënaqshme. Kemi 2 jave që kemi startuar këtë projektzbatim. Puna e bashkisë do të vazhdojë në  bashkëpunim edhe me qeverinë.

Rrëshqitjet e tokës në muajin shkurt të këtij viti rrezikuan jetën e banorëve të një pallati tetëkatësh në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër si dhe disa godina dy e trekatëshe. Fillimi i muajit shkurt parashikohet edhe si periudha e përfundimit të këtyre ndërhyrjeve. Sipas kryebashkiakes Rami ndërhyrje emergjente ka patur edhe në dy zonat e tjera të prekura nga rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër.

/Ora News.tv/