Iso polifonia dhe vallet tradicionale kumbuan në Gjirokastër, ndërsa shtëpia shekullore e Skëndulatëve priti natën e parë të shfaqjeve të ansamblit të Popullor nën “Sokaku i të marrëve” që do të kulmojë të këngët, vallet e traditat shqiptare tërhoqën vëmendjen e turistëve të shumtë që po kalojnë pushimet në qytetin e gurtë.

Muzika popullore, kumboi në shtëpinë shekullore të Skëndulatëve në Gjirokastër.

Ansambli Popullor dhe grupi Argjiro shfaqën aty pjesët më të mira të repertorit, duke gërshëtuar iso–polifoninë gjirokastrite dhe interpretimet e muzikantëve dhe valltarëve të Ansamblit Popullor të disa prej perlave të këngëve dhe valleve të Jugut të Shqipërisë.

Shfaqja ishte fillesa e një trilogjie, pjesë e premierës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të titulluar “Sokaku i të marrëve” që do të përfshijë tre familje të rëndësishme gjirokastrite që në breza kanë përcjellë iso – polifoninë gjirokastrite të vendosura në shtëpitë muze

Ndërthurja e trashgimisë kulturore me atë shpirtërore bëri për vete turistët e huaj që nuk nguruan të provojnë të kercejnë vallet tona tradicionale

Premiera e Ansamblit Popullor “Sokaku i të marrëve” do të kulmojë të shtunën me shfaqjen në odeonin e Bashtesë së  Teqesë

/Ora News.tv/