Një 22-vjeçar nga Belgjika është arrestuar në Gjirokastër. Policia bën me dije se i riu akuzohet për përdhunimin e një minoreneje.

Mësohet se 22-vjeçari me iniciale R.S ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të minorenes.

Minorenia belge e cila bëri denoncimin ndaj 22-vjeçarit po kalonte pushimet në Gjirin e Gjipesë.

/Ora News.tv/