Gjirokastër, 187 familje rome në gjendje të mjerueshme

Gjirokastër, 187 familje rome në gjendje të mjerueshme

Garantimi i të drejtave për minoritetet është një prej 5 prioriteteve që Shqipëria duhet të plotësojë për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. 

Raportet e Komisionit Europian ndër vite kanë njohur progres në këtë drejtim, por në disa qytete ka ende shumë punë për të bërë kryesisht për komunitetin rom.

E tillë është situata në Gjirokastër, ku 187 familje jetojnë në kushte të vështira në lagjen Zinxhira.

Pamundësia ekonomike, është arsyeja që mbi 90 % e familjeve nuk i kanë çuar asnjë ditë në shkollë fëmijët, të cilët për pasojë nuk dinë as të shkruajnë as të lexojnë

Banore: "Nuk i dërgojmë në shkollë sepse nuk kemi kushte, nuk kemi të ardhura."

Ata thonë se janë të detyruar që për të mbijetuar të angazhojnë në punë, kryesisht për të mbledhur kanaçe fëmijët minorene.

Trajtimi shëndetësor, është një tjetër e drejtë që romët e Gjirokastrës thonë se e kanë të vështirë për ta përfituar.

Banore: "Djalin e kam të sëmurë me grip, nuk kam lek të marr ilaçe."

Ndërsa Gramoz Braho, përqësues i komunitetit rom në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës flet për përbuzjen, si fenomenin më negativ ndaj tyre

Gramoz Braho: "Pjesa e arsimit mbetet pjesa ku duhet punuar më shumë."

Nënkryetari i Lagjes Mustafa Ajnazi flet për braktisje ndaj kërkon mbështetjen e qeverisë për ta.

Mustafa Ajnazi: "Lagjja e Gjirokastrës është më e varfra nga të gjitha."

Pak muaj më parë, në Lagjen ku banon komuniteti rom në Gjirokastër u çel qendra e parë komunitare, një investim i Bashkisë për për integrimin e tyre, por që frekuentimi është shumë i ulët.

EMISIONET