Më në fund u zbulua se nga kush u frymëzua reperi Gjiko për kërcimin e tij të famshëm në këngën “Si Bugatti”.

Brenda pak ditësh, kërcimi i tij u bë viral në rrjete sociale, por duket se nuk është krijuar nga reperi kosovar.

Reperi i huaj, Piles ka bërë të njëjtën lëvizje, por më ngadalë në këngën e tij “Rock” të publikuar në vitin 2017.

Gjiko nuk ka bërë ende asnjë reagim për faktin se ka ‘vjedhur’ lëvizjet për të marrë famën e Drake me “KikiChallenge”.

Reperi shqiptar e quajti kërcimin e tij “GjikoChallenge” dhe ekzistojnë shumë video të tilla me këngën e tij në sfod. Ai e realizoi këtë gjë edhe në dasmën me moderatoren Elita Rudi, prandaj mbetet për tu parë nëse do reagojë.

/Ora News.tv/