Gjiknuri zbulon ofertën për aeroportin e Vlorës: Mbi 90 mln euro investim, do konkurojë Rinasin

Gjiknuri zbulon ofertën për aeroportin e Vlorës: Mbi 90 mln euro

Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të Vlorës, i cili do të jetë shumë më modern se Aeroporti "Nënë Tereza".  Këtë shifër e bëri publike Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një intervistë në Tonight Ilva Tare, teksa tha se shteti do të marrë disa risqe për t’i garantuar fitimet kompanisë. Gjikuri foli dhe për rrugët e reja që do të ndërtohen ku veçoi aksin Rrogozhinë-Kashar i cili do të jetë me pagesë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zbuloi për herë të parë në studion e "Tonight Ilva Tare" ofertën e konsorciumit turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Gjiknuri tha se bëhet fjalë për një investim mbi 90 e ca milionë euro, teksa foli edhe për garancitë dhe risqet që do të marrë përsipër qeveria shqiptare.

Gjiknuri: Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët.Çfarë garanci do japë shteti apo risqet janë gjëra...Shteti do marrë ato risqe që do të mendohen të pranueshme, të mitigueshme. Mund të jenë në formën qoftë dhe të një minimumi trafiku të garantuar për një periudhë afatshkurtër apo forma të tjera. Kjo kontratë do të jetë ndër më të mirat.Qeveria të mërkurën do të kalojë projektligjin  e veçantë që do të miratohet në Kuvend dhe brenda një periudhe te shkurtër do të fillojnë negociata intesive edhe me ekspertizë të huaj.Në fund do të kemi një kontratë transparentë dhe me leverdi me vendin.

Duke nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të konkurojë atë të Rinasit, Gjiknuri është besimplotë se brenda gjysmës së parë të këtij viti do të finalizohet kontrata.

Gjiknuri: Oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë. Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet.Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin.

Për sa i përket rrugëve të reja, Gjiknuri tha se këtë vit nis aksi Thumanë-Vorë dhe autostrada Kashar-Rrogozhinë që do të jetë me pagesë.

Ministri Gjiknuri pohoi se ka nisur studimi i fizibilitetit për të ndërtuar  gjithashtu një aeroport turistik në qytetin e Sarandës.


 

EMISIONET