Gjiknuri: Vitin tjetër përfundon rruga e re Elbasan-Tiranë

Gjiknuri: Vitin tjetër përfundon rruga e re Elbasan-Tiranë

Ministri i Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se buxheti për infrastrukturën është rritur në krahasim më vitin e kaluar. Duke prezantuar buxhetin për vitin 2018 në Komisionin e Ekonomisë, ai tha se vitin e ardhshëm do të përfundojë rruga e re Elbasan – Tiranë, e cila do ta lidhë me autostradën Tiranë-Durrës.

Gjithashtu Gjiknuri tha se do të përfundojnë të gjitha projektet e nisura, duke përfshirë edhe rrugën e Kombit, që sipas tij ende nuk është përfunduar.

Gjiknuri: Qasja e deri tanishme ka qenë jo strategjike. Janë hapur shumë kantiere të pambëhstetura me buxhet sidomos kantiere të cilat nuk ndikonin në përmirësimin e infrastrukturës kombëtare.

Synimi i qeverisë është të mbyllë ato punë të hapurë por njëkohësisht të hapë  rrugë të reja që janë pjesë e netëorkut kryesor kombëtar dhe që kanë ndikim rajonal.

Me këtë dua të them që investimet do të përqëdrohen në kompletimin e tjetër të unazës duke bërë lidhjen e rrugës së re të Elbasan-Tiranë që do të përfundojë vitin tjetër, me pjesën e autostradës Tiranë-Durrës në mënyrë që të kemi një trafik shumë më të pranueshëm. Të eliminojmë atë koncesion që krijohet në pjesën e mbetur të unazës dhe mos kemi më probleme.

Duam të hapim edhe projektin e ri që ka të bëjë me by passin e Tepelenës, kjo është pjesë e rrjtetit kombëtar sepse përfundimisht përmirëson dhe kompleton aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që vazhdon deri në Sarandë. Do të vazhdojmë lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë, i cili është një lot i rëndësishëm dhe që përfundimisht e lidh bashkinë në fjalë me rrjetin modern rrugor. Do të përfundojnë të gjitha ato projekte të nisura përfshirë edhe rrugën e Kombit e cila duhet thënë se është një rrugë që akoma nuk ka përfunduar.

EMISIONET