Ndryshime në qeveri? Reagimi i parë i një ministri. Gjiknuri flet në Ora News

Ndryshime në qeveri? Reagimi i parë i një ministri. Gjiknuri flet

Ministri i Energjisë dhe i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk i trembet paralajmërimit të kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri në muajin shtator. Sipas tij të gjithë ministrat janë në provë, pasi mandat për të qeverisur ka kryeministri dhe jo ministri.

Gjiknuri: Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu, sepse çdo ministër është në provë.  Ministri është aty për shkak të vullnetit të kryeministrit, nuk ka ndonjë mandat të veçantë. Mandat ka kryeministri së bashku me ekipin e tij dhe kryeministri ka të drejtë të bëjë ndryshime sa herë që e shikon ai të nevojshme, madje pa dhënë asnjë shpjegim

Tare: Madje edhe pa këtë llogaridhënien?

Gjiknuri: Llogaridhënia nuk është në funksion të ndryshimeve, është një proces formal i marrjes së opinionit si po qeveriset dhe cfarë do të ndryshohet.


EMISIONET