Gjiknuri ndahet me video-mesazh, falenderon Ramën dhe bashkëpunëtorët

Gjiknuri ndahet me video-mesazh, falenderon Ramën dhe

Pasi Kuvendi votoi shkarkimin e tij si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata persona, me të cilët ka bashkëpunuar.

“Në përfundim të angazhimit tim si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, më lejoni të ndaj me ju disa falenderime, për ata që ishin bashkëudhëtarë për 5 vite e gjysmë në këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt ShqipërisëQëDuam”-thotë ai.

Me anë të një video-mesazhi, Gjiknuri kujton të gjitha arritjet që janë bërë gjatë pesë viteve që ai ka drejtuar këtë Ministri.

“Numri i ankesave mujore është vetëm 0.27% e totalit që ka qenë. Fituam kapacitet gjeneruese të energjisë.Në vetëm një vit e gjysëm arritëm të mbyllnin 27 kontrata për rrugët dhe firmosën 11 të reja”- shprehet ai.

Në fund të videos, Gjiknuri falenderon kryeministrin Edi Rama dhe i uron sukses Ministres së re, Belinda Ballukut.

“Një falenderim i veçantë për kryeministrin Edi Rama, për besimin dhe mbështjetjen që më dha mua si ministër. I uroj suksese ministres së re, kam besimin që ajo do arrijë të ketë arritje të shpejta”.

EMISIONET