Gjiknuri: Bashkia Shkodër të japë dritën jeshile për bypass-in

Gjiknuri: Bashkia Shkodër të japë dritën jeshile për

Minstrat Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati u ndalën në Shkodër ku kanë inspektuar punimet e nisura në segmentin Shkodër -Muriqan. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se do të ndërhyhet edhe në akset Mjedë - Fushë Arrëz dhe Han i Hotit - Tamarë. Për Bllokimin e punës në Bypass-in e qytetit dhenë rrugën e Velipojës minsitri Gjiknuri akuzoi bashkinë Shkodër.

Dy ditë pasi në terren nisën punimet, ministrat Damian Gjiknuri i Transporteve dhe Ditmir Bushati i Punëve të Jashtme, të shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, inspektuan rrugën Shkoder - Muriqan. Rikonstruksioni i saj po kryhet falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe 1.5 miliardë lekë. 

Qendro: Kemi një rehabilitim të plotë të segmentit të plotë të gjithë segementit, ku do ndërhyhet në asflat dhe në bërjen e plotë të sinjalistikës.

Dy janë drejtimet e këtyre investimeve tha numri një i infrastrukturës Damian Gjiknuri.

Gjiknuri: Fokusi i përmirësimit të infrastrukturës shtrihet në dy drejtime, një është investime të reja në segmente të reja. Së dyti është një paketë investimesh për mirëmbajtjen e rrugës.

Bushati: Është elementi ndërlidhës me Malin e Zi, ka një angazhim për menaxhimin e përbashkët kufitar.

Kjo ndalesë shërbeu për ti dhënë edhe një përgjigje problematikave të krijuara me bllokimin e punimeve në By pass-in e qytetit dhe rrugën e Velipojës, si pasojë e shpronësimeve. Ministri Gjiknuri dhe kreu i ARRSH ja adresuan fajin bashkisë Shkoder.

Gjiknuri: Gjetëm dakordësinë dhe tanimë shpresojmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për bypass-in duke eleminuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytetit. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të vazhdojë zbatimin e kontratës.

Rruga Shkoder - Muriqan me një gjatësi prej 14 kilometrash, lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe do të përmbyllet brenda 5 muajve.

EMISIONET