Gjiknuri: ARMO e falimentuar. Liperi: Falimentoi dhe ju lani duart!

Gjiknuri: ARMO e falimentuar. Liperi: Falimentoi dhe ju lani duart!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" tha se kompania ARMO praktikisht është e falimentuar dhe se shteti ka rol të kufizuar në menaxhimin e saj për shkak se është një aktivitet privat.

Kryeredaktorja e revistës "Monitor" Ornela Liperi tha se kompania falimenton dhe qeveria "lan duart".

Gjiknuri: Kompania në të cilën ka 15% shteti ka qenë kompania që ka mbajtur Rezart Taçi.

De facto është kompani e falimentuar, pavarësisht se nuk ka bërë procedura ligjore pasi ka një klauzolë në ligj ku sektorët strategjikë nuk mund të kenë falimentim.

Deri në vitin 2013 ka akumuluar borxhe të mëdha që shkojnë në 300 e ca mln euro.

Problemi është mbi të gjitha ekonomik dhe social. Ne kemi ndërhyrë jo se kemi larë duart në atë sektor.

Ajo që kemi bërë ne është roli që ka qeveria të lehtësojë. Banka menaxhon këtë aset.

Patjetër që gjithçka nuk ka shkuar mirë.

ARMO është një teknologji e viteve '70.


Liperi: Falimentoi dhe ju lani duart!


EMISIONET