Kryetari i Shoqatës së Fasonistëve, Gjergj Gjika në një lidhje telefonike për "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për euron, duke theksuar se një situatë e tillë ka ndodhur vetëm në vitin 1997.

Gjika: Jemi në një fakt paradoksal. Janë rritur mbi 50% taksat, dhe nga ana tjetër, po goditet me një përqindje shumë të lartë euroja, një ulje artificiale. Të ndërpritet kjo fushatë një orë e më parë, ose të merren masa për mbështetjen e biznesit. Ka mënyra që shtetit të mbështesë këta që kanë mbetur në rrugë të madhe në mënyrë të papritur. Në momentin që del Guvernatori i bankës dhe deklaron në koicidencë me kryeministrin, euroja ulet menjëherë në mënyrë drastike. Kjo gjë ka ndodhur vetëm në kohën e piramidave. Hipi dollari 1 500 lekë dollari. Nuk ka ndodhur herë tjetër.

/Ora News.tv/