Gjiganti i Seria A mendon për mbrojtjen, shënjestron Skrtel

Gjiganti i Seria A mendon për mbrojtjen, shënjestron Skrtel

Pasi siguroi qëndrimin në elitën e futbollit italian, Parma ka nisur të vendos piketat për në merkaton e verës.

Dhe sipas asaj që shkruan "Tuttomercatoweb", skuadra emiliane ka nisur kontaktet e para me mbrojtësin me mjaft eksperiencë, Martin Skrtel.

Sllovaku është një futbollist i lirë në fund të qershorit, kur i mbaron kontrata me skuadrën turke të Fenerbahce dhe shihet si një element cilësor për prapavijën e ekipit italian.  Oferta në tavolinë për 34 vjeçarin besohet të jetë një kontratë dyvjeçare me mundësi të zgjasë për një të tretë.

Nëse Skrtel firmos me Parmën, kjo do të jetë goditja e tretë e skuadrës së Seria A me parametra zero. Më parë, Parma firmosi me futbollistë si Bruno Alves dhe Gervinho.

EMISIONET