Gjigandi anglez shfaq interes për Ousmane Dembele

Gjigandi anglez shfaq interes për Ousmane Dembele

Mungesa e minutave në radhët e Barcelonës duket se ka detyruar anësorin francez, Ousmane Dembele të mendojë largimin nga "Camp Nou".

Një operacion që pritet të ndiqet me mjaft interes nga shumë skuadra evropiane, ku Liverpool thuhet se është ajo më e interesuar. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shpallur si objektiv titullin kampion të Premier League, dhe sipas "Mundo Deportivo", firma e Dembele mund t'i afrojë akoma e më shumë me titullin.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Liverpool po e ndjek me interes këtë çështje dhe pritet që të nis tratativat që në muajin janar. Dembele, i cili ka qenë i lidhur edhe më parë me Chelsean dhe Arsenalin, ka shënuar pesë herë në 13 paraqitje për Barcelonën këtë sezon.

Dembele u bashkua me Barcelonën nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017 dhe sulmuesi ka shënuar nëntë herë dhe ka regjistruar nëntë asistime në 35 paraqitje për kampionët spanjollë.


EMISIONET