Gjermanisë do t’i duhen 5 milionë punëtorë të rinj

Gjermanisë do t’i duhen 5 milionë punëtorë të

Deri në vitin 2030 Gjermania do të ketë 4.9 milionë punëtorë mangut. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar do t'i kushtojë shumë ekonomisë gjermane.

Një studim i  kompanisë këshillëdhënëse Korn/Ferry tregon se deri në 2030 humbja e të ardhurave do të shkonte deri në 630 miliardë dollarë (rreth 525 miliardë euro).  Kjo përkon me 14% të fuqisë së sotme ekonomike.

Sipas studimit, asnjë shtet evropian nuk duhet të përballet me humbje të ngjashme si Gjermania.

Humbjen më të madhe do ta ketë në sektorin e shërbimeve dhe në sektorin financiar.

Ndërkohë një studim tjetër tregon se vetëm në tre mujorin e parë numri i vendeve të lira të punës në këtë vend  është rritur në një nivel historik prej 1.2 milion. Pjesa më e madhe e vendeve vakante janë për punëtorë të kualifikuar, të cilat janë aktivitete që mund të kryhen vetëm me trajnime ose studime në këtë zonë.

Që një vend pune të plotësohen duhen të paktën 27 ditë

Ndërkohë paradoks është frika e shumë gjermanëve se në kohën e teknologjisë do të  zëvendësohemi nga robotët dhe kompjuterat.

 Thomas Haussmann, specialist në tregjet e punës në Korn Ferry, tha për "Ëelt": "Ndërsa shumë njerëz janë të shqetësuar rreth digjitalizimit, se kjo do të shkatërrojë qindra mijëra vende pune, situata reale në tregun e punës duket ndryshe".

Përdorimi në rritje i robotëve dhe inteligjencës artificiale (AI) do të bëjë që puna e njerëzve të reduktohet sa i takon çështjeve mekanike por në të njëjtën kohë do të shtojë nevojën për personel të kualifikuar. Makinat dhe sistemet inteligjente funksionojnë vetëm kur kanë personel të kualifikuar njerëzor. Përveç kësaj, plakja do të zvogëlojë me shpejtësi fuqinë punëtore vendase në më pak se një dekadë.

Në këtë mënyrë Gjermanisë brenda 2030 do i duhet fuqi punëtore deri në 5 milionë, por kujdes kjo fuqi punëtore do të duhet të jetë e kualifikuar

EMISIONET