Gjermania pranë krijimit të qeverisë

Gjermania pranë krijimit të qeverisë

Gjermania është një hap më pranë krijimit të qeverisë së re. Sipas burimeve partiake, Konservatorët e kancelares Angela Merkel dhe Social-Demokratët e Martin Shulc kanë arritur akordin për një projekt koalicioni, gjë që do t’i japë fund muajve të pasigurisë politike në vend.

Politikanët gjermanë kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme në bisedimet paraprake. Blloku konservator i kancelares Angela Merkel dhe Social-Demokratët e udhëhequr nga Martin Schulz raportohet se kanë rënë dakord për një projekt koalicioni, që i hap rrugën konkretizimit të strukturës së re qeverisëse të vendit.

Burime partiake bëjnë me dije se liderët parlamentarë kanë prezantuar një plan prej 28 faqesh tek anëtarët e partive, pas 24 orësh bisedime intensive.

Emigracioni dhe taksat mendohet të kenë qenë ndër pikat më kyçe për të cilat është arritur akordi në këtë plan të ri.

Përparimi i shënuar në këto bisedime paraprake është një sinjal pozitiv për daljen e Gjermanisë nga pasiguria politike që e kishte përfshirë vendin që prej zgjedhjeve federale të shtatorit 2017.

Kancelarja Merkel u ndëshkua nga vota e popullit gjerman dhe ju drejtua Social-Demokratëve të krahut të majtë për një rinovim të “koalicionit të madh qeverisës”, pas dështimit të bisedimeve qeveri-formuese me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, në nëntorin e shkuar.

EMISIONET