Gjermania në udhëkryq, "Xhamajka" hyn në orët e fundit të bisedimeve

Gjermania në udhëkryq, "Xhamajka" hyn në orët e

Kristian Demokratët, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë hyjnë në orët e fundit të bisedimeve paraprake për krijimin e koalicionit që do të udhëheqë Gjermaninë në 4 vitet e ardhshme. Prej mëse një muaji, blloku konservator i udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel është përpjekur të bindë ambjentalistët e Partisë së Gjelbër dhe Demokratët e lirë pro-biznesit të krijojnë një koalicion të qëndrueshëm qeveritar, pas refuzimit të Social-Demokratëve për të bashkudhëhequr sërish me partinë e zonjës Merkel. Por i ashtuquajturi koalicioni "Xhamajka" ka hasur deri më tani vështirësi në negociata, sidomos në çështjen e politikave të emigracionit.

Afati për t'i dhënë fund bisedimeve paraprake, të cilat do të ndiqen më pas nga bisedimet zyrtare, ishte vendosur të përfundonte në orët e para të së premtes. Por negociatorët deklaruan se ata do t'i vijonin bisedimet rreth mesditës së të premtes, pas një pushimi disa-orësh. Kancelarja Merkel ka përsëritur qëndrimin e saj se palët do të arrijnë dakordësinë mes tyre, pavarësisht diferencave të mëdha. Në rast se këto bisedime dështojnë, atëherë Gjermania rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

EMISIONET