Gjermania miraton identitetin e tretë gjinor për njerëzit interseksualë

Gjermania miraton identitetin e tretë gjinor për njerëzit

Njerëzit interseksualë në Gjermani tani mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë, sipas një ligji të miratuar.

Njerëzit të cilët nuk duan të identifikohen si femra apo meshkuj, tani mund të zgjedhin kategorinë "gjinia ndryshe" në dokumentet zyrtare.

Ata që zgjedhin opsionin u duhet një certifikatë mjekësore për tu regjistruar.

Njerëzit intersex lindin me karakteristika seksuale mashkullore dhe femërore, të cilat mund të shfaqen që lindje ose më vonë kur rriten.

Vende të tjera kanë miratuar ligje në vitet e fundit për të ndihmuar në njohjen e njerëzve të interseksit.

Gjykata kushtetuese austriake mori një vendim të ngjashëm me Gjermaninë në qershor. Ndërsa Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja kanë miratuar masa për të rregulluar çështjet me të cilat ballafaqohen qytetarët interseksualë.

EMISIONET