Gjermania konfirmon mbështetjen për reformën në drejtësi

Gjermania konfirmon mbështetjen për reformën në

Gjermania ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për reformën në drejtësi.

Në një takim që pati me Ministren e Drejtësisë priti, Christian Schmidt, anëtar i Bundestag-ut gjerman vlerësoi maksimalisht rezultatet e arritura dhe garantoi mbështetjen e mëtejshme të qeverisë së tij.

Në takim ishte Johannes Dietrich, Zv. Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë.

Gjonaj njohu zyrtarët gjermanë me arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, veçanërisht për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ministrja

Gjonaj u prezantoi ngritjen e 2 Këshillave, atë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit. Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat e ngritjes së SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.

Christian Schmidt, nga ana e tij theksoi se Shqipëria ka  arritur rezultate impresionuese në procesin e vettingut dhe theksoi se zbatimi me efikasitet i Reformës në Drejtësi do të kontribuojë në forcimin e mëtjeshëm të shtetit të së drejtës.



EMISIONET