Një uragan goditi shtetin gjerman të Nordrhein-Westfalisë të mërkurën. Katastrofa la gjurmë shkatërrimi, thanë autoritetet, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe hekurudhave.

Tornadoja goditi disa fshatra dhe dëmtoi rreth 50 shtëpi. Të paktën dy vetë u plagosën, njëri prej të cilëve - zjarrfikës - i cili u godit nga vetëtimat. Tornadoja  gjithashtu detyroi administratën lokale që të mbyllë përkohësisht një hekurudhë në kufirin gjermano-holandez, ndërkohë që shumë rrugë janë të bllokuara nga pemët e rëna.

/Ora News.tv/