Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sytë e familjes dhe fëmijëve

Një grua me origjinë shqiptare është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Emine A, 30 vjeçe, nënë e katër fëmijëve u qëllua me gjakftohtësi natën e së hënës në qytetin gjermane të Salzgitter.

Vrasësi Anton B. 38-vjeç, është arrestuar nga policia disa orë pas krimit. Sipas vëllait të viktimës, Blerim A, vrasësi tha para se të qëllonte: "Tani merrni atë që keni kërkuar", duke sulmuar jo vetëm nënën e fëmijëve të tij por edhe anëtarët e tjerët ë familjes.

"Ai donte të na vriste të gjithëve. Një plumb më pas goditi motrën time më të madhe. Motra ime më e vogël u godit në kokë", përshkruan Blerim A. incidentin në një intervistë.

Për rreth shtatë vjet Anton B. dhe Emine A., kishin jetuar së bashku. Ata ishin të martuar, por jo sipas ligjit gjerman dhe kishin katër fëmijë. Gjashtë muaj më parë, marrëdhëniet e tyre përfundoi.

"Motra ime bëri gjithçka për fëmijët e saj. Antoni nuk punonte. Emina madje bënte disa punë në mënyrë që të rrisë fëmijët e saj siç duhet ", thotë vëllai i saj.

Ai thotë se Antoni jo vetëm që ishte i dhunshëm ndaj bashkëshortes, por edhe ndaj fëmijëve të tij.

"Fëmijët kanë frikë nga babai i tyre. Ata nuk duan të jenë më me të", thotë vëllai i të ndjerës. Fëmijët tani qëndrojnë përkohësisht me xhaxhain e tyre. "Unë do të bëj gjithçka që fëmijët të jenë mirë", tha Blerim A. në një diskutim me regionalHeute.de.

"Bild" shkruan se anëtarët e njësisë së posaçme arrestuan burrin rreth orës 13:19 minuta të ditës së sotme në momentin që po hynte në apartamentin e tij në Westerkappeln (NRW). Në makinën e tij, policia gjeti armën e vrasjes.

Gjatë sulmit me armë, u plagos në barë edhe motra e të ndjerës, Arlinda, 32 vjeçe.

EMISIONET