Figura Gjergj Arianitit është risjelle edhe një herë në vëmendje në një aktivitet të zhvilluar  nga shoqata Mallakastra. Organizatorët e aktivitetit kërkojnë t'i jepet dekorata urdheri i flamurit kombëtar. 

Në kuadrin e vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut shoqata atdhetare "Mallakastra", ka organizuar një aktivitet për figurën Gjergj  Arianitin, babain e  Donikës bashkëshorte e Skëndërbeut. 

Personalitete të mirenjhura  dhe historinë vleresuan figuren e tij dhe kontributin per çlirimin e vendit nga Osmanët. 

Zeqo: Për aranitet dokumentat janë të hershme janë që nga viti 1101 dhe mbyllen në 1551 që është pinjolli i fundit.

Studiuesit sollën në vëmendje se edhe pse Arianitin mbretërit e Evropës e shpallën mbrojtes së të lirisë asnjëherë nuk i dërguan ndihma.

Ne fund të aktivitetit organizatorët  apeluan një vlerësim  më të lartë për figuren e Gjergj Arianitit duke  nënshkruar një propozim për t'i dhene Ajergj Arianit dekoraten e lartë “ urdheri i flamurit kombëtar”

/Ora News.tv/