Gjeneral, është vrarë Edison Harizaj, nipi i Viktor Ymerit. Sapo ka nisur një luftë e ashpër

Gjeneral, është vrarë Edison Harizaj, nipi i Viktor Ymerit. Sapo

Ne diten e pare te punes, Sander Lleshi na paska firmosur dy urdhera.

E para, policia te bashkepunoje per plehrat. Gjeneral, me kujtove ish ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, kur i turperoi dhe u perdhosi gradat koloneleve dhe gjeneraleve, i nxorri te pastronin plehrat kanaleve.

Pilote e nga ata qe e kishin fituar me merite bereten vishnje, me detyrim dolen fushave dhe neve na verviteshin lajme mbi vullnetarizmin.

Gjeneral, mos rreziko te besh te njejten gje me policine. Patjeter qe nje mjedis i paster perkthehet ne shendet dhe jete te gjate, por gjeneral para tymit te plehrave po na vret zhurma e kallashit.

Dje u vra nje nga eksponentet e krimit Edison Harizaj qe eshte nipi i Viktor Ymerit. Qe do te thote sapo ka nisur nje lufte e eger kriminale. A nuk kemi ne te drejte te dime se cfare po ndodh ne tabanin e nendheshem te krimit?

Nga ana tjeter grupet po hapin e mbyllin hesape, shume perpara se ti gjeje policia. Por pikerisht detyra e pare e shtepise qe ju ngarkove na qenka bashkepunimi me plehrat dhe tymin qe del nga asgjesimi i tyre!

C’thua sikur te zbresesh ne baze, te degjosh dhe te kuptosh perse calon policia kriminale? Te pyesesh ata agjentet e krimeve a jane te rrezikuar, a jane te paguar, a jane te mbrojtur?

C’thua sikur te shkoje ne Akademine e Sigurise , qe tu jepje besim 470 policeve qe konkurruan sot per komisare. Cthua, nuk do ish me mire tu kishe dhene nje mesazh se pasi te marrin ate grade, nese u jepet drejtimi i ndonje komisariati do ju jepet gjithashtu liri dhe besim.

Cthua sikur te pyesje njehere, pse u lirua i kerkuari Naser Gashi?

Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te arrestuar trafikantin Admir Hoxha?

Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te kapur Klement Balilin?

 Cthua sikur te lexosh e te kuptosh si funksionon organizata e policise? Sepse...

Kuptova qe urdheri i dyte kishte te bente ne respektimin e orareve, ne ministri dhe ne polici. Mos e harxho bojen e stilolapsit gjeneral.

Mos u impono me urdhera te kota as per Veliun i cili na u dashka te ‘korrigjoje’ policet.

Sepse, neni 120 i rregullores se policise, pika 9 per normat e sjelljes gjate sherbimit thote ‘polici nuk konsumon alkol gjate orarit te punes’.

Thene ndryshe, policet e dine mire se nuk duhet te ulen ne kafe kur jane me uniforme. Por edhe ata te dikasterit, edhe sikur t’ju pihet kafe, ka drejtori personeli qe mund ti disiplinoje. Fare lehte, cdo ministri e ka nje rregullore. Mos qofte e thene, qe ky ishte starti juaj Gjeneral.

EMISIONET