Ja kriza që dëshiron të krijojë Ilir Meta duke anulluar ditën e zgjedhjeve, por pa caktuar një ditë tjetër.
Ky është shkatërrim i paramenduar i sistemit politik në Shqipëri.

Ku e gjen Presidenti sigurinë se palët do të ulen për të gjetur një datë tjetër zgjedhjeje?
Po sikur palët të mos pajtohen kurrë, çfarë ndodh?
Nëse palët nuk ulen, dhe nuk do të ulen, nuk do të ketë kurrë më zgjedhje në Shqipëri?
Ja këtë po kërkon presidenti i korruptuar i Shqipërisë . Po kjo është dhe dredhia antikushtetuese e tij.

Kjo është krizë anarkike.
Ky është qëllimi i këtij presidenti, që duhet të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Data 30 qershor ka këtë pyetje: më kë jeni, me shtetin apo më anarkinë.
Ilir Meta, Berisha dhe Basha duan anarkinë, që të shkatërrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të shpëtojnë pronat, paratë e grabitura në mbi 20 vjet, si dhe t'i shpëtojnë ndëshkimit penal.

Po Komisioni Qëndrori Zgjedhjeve çdo të bëjë? Nuk do të pranojë një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, siç është antidekreti presidencial. Dhe zgjedhjet vijojnë procesin. Organi që zbaton një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm kryen një vepër penale.

Po Parlamenti çdo të bëjë?
Kjo është një luftë midis parlamentit dhe cubëriusë anarkike dhe bandash antishtet. Parlamenti duhet ta fitojë këtë luftë dhe të shpëtojnë shqiptarët nga një anarki. Duhet të fillojë urgjentisht me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas kësaj ai nuk ka më forcë juridike. Le të presë Gjykatën Kushtetuese e të pijë birrë. 
Nuk ka rrugë tjetër.
Duhet parë edhe vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme është e vetmja kurë kundër anarkisë.

/Ora News.tv/