Gjendet varka e braktisur dhe një letër: “Unë jam Landi, po mbytem!

Një varkë e braktisur është gjetur në Zvërnec të Vlorës.  Po kështu është gjetur dhe një shishe brenda së cilës kishte një letër ku shkruhej: “Unë jam Landi, po mbytem! S’kam më kohë. Jorgjia të kujdesët për fëmijët. Lekët i keni tek pllaka e fundit te banja”.

Ora News ka siguruar letrën. 

Tashmë kanë nisur kërkimet në det, si dhe verifikimet e para. Mësohet se deri tani nuk ka denoncim për zhdukje të ndonjë personi me emrin Landi, ndërkohë nisur dhe nga modeli i varkës mendohet se personi i idenfikuar me emrin Landi të jetë peshkatar. 

Në polici është denoncimi për zhdukjen e një personi në det me emrin, Ksandro Imeraj. Rreth orës 22:00 të së enjtes (29 mars)  Ksandro Imeraj ka dalë në det me një motor uji. Sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka qenë ora 01:30 e së premtes ku 32-vjeçari ka bërë telefonatën e fundit me familjarët.




EMISIONET