Gjendet shqiptarja e humbur në Irlandë

Gjendet shqiptarja e humbur në Irlandë

Një vajzë shqiptare që u konsiderua e humbur në Irlandë, është gjetur.

Olta Dodaj, 17 vjeçe, ju bashkua familjes së saj në gjendje të mirë dhe të sigurt. Ajo ishte zhdukur nga Newbridge, Co. Kildare, që nga 11 prilli.

17-vjeçarja u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Newbridge.

Policia lokale lëshoi dy deklarate që kërkonte ndihmë për gjetjen e saj, duke përfshirë një kërkesë drejtuar bashkësisë shqiptare në Irlandë.

Policia falënderoi publikun për ndihmën.

EMISIONET