Gjenden rrënojat e avionit luftarak japonez

Gjenden rrënojat e avionit luftarak japonez

Janë gjetur rrënojat e avionit luftarak japonez F-35, një ditë pasi u zhduk nga radarët mbi Oqeanin Paqësor.

Piloti i avionit nuk është gjetur ende, thanë zyrtarët ushtarakë japonezë .

Pjesë të avionit u gjetën gjatë operacioneve të kërkimit në det. Nuk dihet ende arsyeja pse u rrëzua avioni, i cili është prodhuar më pak se 1 vit më parë.

Mjeti fluturues u zhduk nga radarët rreth orës 19:27 të martën teksa po fluturonte 135 km në lindje të Misawa, një qytet në Japoninë veri-lindore.

Avioni humbi kontaktet rreth 30 minuta pasi u ngrit nga Baza Ajrore Misawa.

Sipas ministrit të mbrojtjes, Takeshi Iwaya, piloti i zhdukur u kishte dërguar një sinjal për të ndërprerë misionin. Por të gjitha komunikimet me të u humbën pak pas.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pilotit, rreth 40 vjeç.

EMISIONET