Gjenden pjesë të trupit të gazetarit në kopshtin e shtëpisë së konsullit saudit

Gjenden pjesë të trupit të gazetarit në kopshtin e

Pjesë të trupit që i përkasin gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi janë gjetur në kopshtin shtëpisë së konsullit të konsullatës saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të Sky News, trupi i gazetarit ishte "prerë" dhe fytyra e tij ishte "shpërfytyruar".

Paraditen e së martës (23 shtator) presidenti turk, Erdogan i kërkoi Arabisë Saudite të jepte përgjigje se ku ndodhej trupi i Khashoggi dhe se kush e urdhëroi vrasjen e tij.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e vendit, Erdogan tha se vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar paraprakisht dhe jo një incident, siç raportoi Arabia Saudite.

Sidoqoftë, ai nuk lëshoi asnjë detaj për provat e mbledhura mbi vrasjen. 

Si edhe nuk përmendi ndonjë regjistrim audio ose video të përmendur në mediat turke në ditët pas zhdukjes së gazetarit, që supozohet se konfirmon faktin që Khashoggi ishte torturuar, vrarë, i ishin prerë gishtërinjtë dhe se trupi i tij ishte shpërbërë.

Gazetari u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kosulllatën saudite në Stamboll.

Ai ishte kritik i njohur i qeverisë saudite.



EMISIONET