Gjenden eshtrat e 13 vjeçares e lindur nga dy specie të ndryshme

Një vajzë 13-vjeçare e cila vdiq rreth 50,000 vjet më parë ishte fëmija i një Neandertali dhe një Denisovan.

Studiuesit tashmë janë të bindur se dy kushërinjtë e zhdukur njerëzor kishin lidhje midis tyre. Por vajza, e njohur si Denisova 11 nga një fragment kockash i gjetur më parë në shpellën Denisova të Siberisë, është i vetmi hibrid i gjeneratës së parë që është gjetur ndonjëherë.

Analizat gjenetike zbuluan se vajza trashëgoi 38.6 për qind të ADN-së së saj mitokondriale nga një Neandertal, që do të thotë se nëna e saj ishte Neandertal. Babai i saj ishte Denisovan dhe kontribuoi me 42.3 për qind të ADN-së së vajzës.

Megjithëse mbetjet e vajzës u gjetën në Siberi, ADN-ja e saj Neandertal përputhet më ngushtë me një Neandertal perëndimor të Evropës nga Shpella Vindija në Kroaci - mijëra kilometra në perëndim - sesa një Neandertal më i vjetër nga shpella e njëjtë ku u gjetën eshtrat e saj.

Ky gjetje mund të thotë që Neandertalet lindore u përhapën në Evropën Perëndimore diku rreth 90,000 vjet më parë. Hulumtuesit duhet të testojnë më shumë ADN nga Neandertalet e Evropës Perëndimore për të përcaktuar se cili skenar është i saktë.

EMISIONET