Presidenti i Delegacionit per Europen Juglindore dhe Raporteri per Shqiperine ne Parlamentin Europian, Eduard Kukan, ka zhvilluar një takim me  ish-nen kryetaren e Parlamentit te Shqiperise, Valentina Leskaj.

Mesohet se dy politikanet e njohur, kane qene sebashku ne hollin e nje hoteli ne qender te Tiranes, per nje mengjes pune.

Pavaresisht se ish nenkryetarja e Parlamentit, eshte terhequr me deshiren e saj nga politika aktive, vitet e shumta te bashkepunimit te saj me institucionet e rendesishme nderkombetare, duket se kane lene gjurme.

 Leskaj ka qene gjithashtu edhe raportere e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Moldavinë.

Kukan mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Nderparlamentar te Stabilizim Asociimit BE- Shqiperi e cila u mbajt në Tiranë dhe ku mazhoranca dhe opozita u dakordesuan  për çeshtjen e hapjes se negociatave dhe marrjes se nje date.

Mazhoranca pranoi plot 9 amendamente të opozitës për shqetësimet kryesore që nga marrja e masave për shitblerjen e votës deri tek hetimi i politikanëve të lartë si njërëzit e zakonshëm, pa mbrojtje nga parlamenti. 

Drejtuesja e delegacionit europian në Komitetin e Stabilizim Asocoimit, Monica Macovei, u kërkoi politikanëve në Tiranë që të lënë menjanë sherret dhe të dialogojnë, në të mirë të vendit.

/Ora News.tv/