Shtatori do të jetë muaji i testimit për afro 1 mijë e 700 infermierë të cilët konkurojnë për nje vend pune përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Për herë të parë testimi do të jetë i informatizuar dhe kandidatët do të njihen me rezultatet në kohë reale.

Ogerta Manastirliu: Me përfshirjen në ligj të portalit “Infermierë për Shqipërinë” kemi përmirësuar edhe mënyrën e testimit, për të përthithur në sistem më të mirët. Tashmë testimi është i informatizuar dhe rezultatet dalin në kohë reale, duke rritur maksimalisht transparencën.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ndoqi nga afër fazën e dytë të konkurimit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, tha se portali garanton transparencë dhe meritokraci.

Që prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike rreth1580 infermierë, mami, teknikë të imazherisë e laboratorit dhe fizioterapistë.






/Ora News.tv/