Gjatë muajt tetor shërbimi i mamografisë me orar të zgjatur, ekzaminimi falas

Gjatë muajt tetor shërbimi i mamografisë me orar të zgjatur,

Shëndeti është parësor për Hyrije Bratin. Vizitat e saj tek mjeku janë të shpeshta ndërsa në Poliklinikën Qendrore të Specialiteteve e ka sjellë shërbimi i mamografisë që në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ofrohet falas.

66 vjeçarja thotë se gratë dhe vajzat duhet të ekzaminohen jo vetëm përgjatë tetorit por të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të evituar problemet shëndetësore.

Hyrije Brati: Mos të hezitojnë të vijnë të bëjnë një kontroll sepse është në të mirë të tyre. Është një sëmundje e frikshme dhe më mirë ta kapin herët.

Në Poliklinikën e Specialiteteve përgjatë një ditë numri i ekzaminimeve shkon deri në 25. Pacientëve nuk iu duhet asnjë dokument apo planifikim i mëparshëm por vetëm dëshira për t`u kujdesur për shëndetin e tyre.

Guljem Paloka, Imazherist: Për muajin tetor mjafton të vijnë dhe të paraqiten ose do e kryejnë në moment ose mund të marrin një planifikim për ditët në vazhdim.

Në muajin e ndërgjegjësimit shërbimi i mamografisë do të ofrohet me orare të zgjatura ndërsa në qytetet ku ky shërbim nuk është instaluar ende do të jenë në dispozicion mamografitë e lëvizshme.

EMISIONET