Për Çlirim Gjatën, kryeministri Edi Rama humbi mbështetjen ndërkombëtare në Samitin e Berlinit.

I ftuar në RTV Ora, Gjata tha se në këtë samit ra plani për ndarjen e Kosovës dhe u tha qartazi se negociatat për Shqipërinë nuk hapen në qershor.

Madje sipas tij, edhe vetë përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së në Tiranë kanë reflektuar pas këtij Samiti dhe nuk artikulojnë më qeveri legjitime, por thonë zgjidheni vetë krizën.

Gjata: Në takimin e Berlinit dy gjëra ishin: E para nuk ka ndarje të kufijve, ra plani i zotit Rama me ata të tjerët. E dyta, nuk ka negociata në qershor.Ti zoti Rama nuk na duhesh më, nuk kemi çfarë të flasim më me ty. Pas këtyre dyjave është kthyer krejt ndryshe nga Berlini pa asnjë lloj fuqie dhe mbështetje ndërkombëtarët. Nuk dalin më Ambasadorët qeveri legjitime, por thonë zgjidheni vetë. Në këtë ju kërkuam.Këto do ti zgjidhim dhe kjo po vjen me protesta. Nuk ka ulje në tavolinë për qeverinë tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme pa u larguar Rama sepse ai është problemi. Nuk mund të jetë dhe probnlemi dhe zgjidhja. Problemi duhet të largohet dhe ulemi dhe gjendet zgjidhja.

Gjata thotë se nuk ka zgjedhje me 30 qershor pavarësisht paralajmërimeve të Ramës për burgosjen e qytetarëve.

Gjata: Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Me çfarë do ti mbajë 5000 e ca qëndra votimi, me policë dhe gaz lotsjellës, si do ti administrojë? Në çdo qendër votimi, në çdo fshat PD ka seksionet e veta, ka njerëzit e vet.Ka sa të duash qytetarë, fshatarë dhe fermerë që nuk e  duan atë datë. Sa mijëra njerëz do të fusë në burg, do ta kthejë si Santiagon e 1973?Do të mbushë stadiumet, se burgjet nuk i zënë? Ramiz Alia nxori në 1991 dekretin për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës dhe ku e çoi? E zvarritën monumentin nëpër rrugë. Këto po bën dhe Edi Rama me ndryshimin e ligjit. Po shkon përditë e më shumë drejt diktaturës. Një rrugë ka: Largohu, hapi rrugë demokracisë, bisedimeve.

Sa i takon protestës së opozitës të shtunës ai tha:

Gjata: Do të jetë madhështore. Janë 11 protesta.Zoti Rama do të largohet nga protestat.

/Ora News.tv/