Gjata: Presidenti nuk shkarkohet! Jemi si Kostandinopoja që po pushtohej nga turqit

Gjata: Presidenti nuk shkarkohet! Jemi si Kostandinopoja që po pushtohej

Sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata thotë se Presidenti nuk mund të shkarkohet. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ai tha se procedurat që po zhvillon mazhoranca janë të kota, sepse nuk kemi një parlament me 140 deputetë dhe nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese.

Çlirim Gjata: Parlamenti nuk e shkarkon dot Presidentin. Me 2/3 e votave mund të marrë vendim për t'ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese me propozimin e shkarkimit të Presidentit. Kështu që nuk e shkarkon dot.

Beti Njuma: Kjo procedura që po bën mazhoranca është e kotë?

Çlirim Gjata: E kotë! e para s'ke parlament se nuk ke 140 deputetë dhe e dytë është procedurë e kot sepse nuk ke Gjykatë Kushtetuese. Pa i hyrë asaj se ku ka shkelur rëndë presidenti kushtetutën. Sepse shkelja e kushtetutës thotë sjell pasoja të pariparueshme. Kush është shkelja e rëndë?  Këto janë dytësore. Ku ta gjejmë të vijë dita të bëjmë debate akademike konstitucionaliste, por në këtë moment jemi si Kostandinopoja që po pushtohej nga Turqit, po bombardohej me topa dhe ishte rrethuar nga turqit, atje diskutonin priftërinjtë për seksin e engjëjve. Problemi më i madh në këtë vend janë rrethanat që e detyruan Presidentin të zhdekretojë datën e zgjedhjeve.

EMISIONET