Partia Demokratike mbetet e vendosur për të mos u futur as në zgjedhjet e 13 tetorit nëse Rama nuk ikën si Kryeministër.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, thotë se për demokratët zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh.

Gjata: Me datën 13 ai ka sanksionuar zgjedhjet vendore. Sa i takon pjesëmarrjes së PD, për ne nuk ka rëndësi data. Nuk e kundërshtuam 30 qershorin për 30 qershor, se ishim vonë, nuk kishim kohë të përgatiteshim. Ku ta gjeje të ishim ashtu. Për ne kanë rëndësi  standardet zgjedhore. Zgjeshje me Edi Ramën kryeministër nuk bëhen. Pa u bllokuar krimi i organizuar, paraja kriminale, paratë e mafies së drogës në Shqipëri, pa u larguar Edi Rama si kryeministër nuk shkohet, pa u shtruar rruga me një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra janë standardet, nuk është çështje date këtu. Opozita nuk lëviz nga qëndrimi. Janë parimore. Ne duam të bëjmë zgjedhje si në vendet e këtyre ambasadorëve, si në vendin e ambasadorit Soreca, si në vendin e ambasadorit tjetër. Siç i bëjnë ata, ti bëjmë dhe ne.

/Ora News.tv/