Gjashtë persona janë arrestuar në Francë pasi dyshohet se po organizonin një sulm kundër presidentit  Emmanuel Macron.

Të arrestuarit janë të lidhur me ekstremistët e djathtë, raporton CNN.

Ata u arrestuan të martën si pjesë e hetimit mbi komplotin e dyshuar ndaj Macron.

Agjencia e inteligjencës franceze, DGSI, tha se gjashtë persona u arrestuan në tre rajone të veçanta: Isere, në juglindje të Lyonit; Moselle, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgun; dhe Ille-et-Vilaine, në veriperëndim pranë qytetit të Rennes.

Të dyshuarit përfshijnë pesë burra dhe një grua midis moshave 22 dhe 62 vjeç, tha një burim për CNN.

Të gjithë të arrestuarit kanë lidhje me ekstremistët e djathtë, raportoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Arrestimet vijnë pasi Macron paralajmëroi në një intervistë për Le Courrier Picard të dielën për kërcënimin në rritje të lëvizjes ekstreme të së djathtës, duke shtuar se vetëkënaqësia në fillim të viteve 1900 i hapi rrugën ngritjes së Hitlerit në Gjermani dhe Musolinit në Itali.

Sipas Reuters, National Rally, dikur i njohur si National Front, po udhëheq sondazhet kundër Macron përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Partia udhëhiqet nga Marine Le Pen.

/Ora News.tv/