Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të qarkut të Korçës përfshi edhe Qafë Thanën. Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë Thanën nga Lini deri në Prrenjas. Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm.

Policia në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit për gjatë gjithë natës nga njëra anë nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve pa zinxhirë.

 Si rezultat i kësaj pune i gjithë aksi rrugor të gjitha rrugët nacionale të qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetem akset në zonat e thella malore ku kalimi bëhet me zinxhire.

Mëngjesin e sotëm aksi rrugor i Qafë Thanës e ka inspektuar drejtori i përgjithshëm te ARRSH Afrim Qendro.

/Ora News.tv/